Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Padia/ “U kërkoj falje shqiptarëve, paturpësi e Ramës...”, deklarata e ashpër e Ramush Haradinajt

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë i ashpër në qëndrimin e tij kundër kryeministrit Rama, lidhur me padinë e këtij të fundit. "U kërkoj falje shqiptarëve, por është një paturpësi e Ramës që ka folur për ndarjen e Kosovës, përmes ndryshimit të kufijve" - tha Haradinaj.

Haradinaj përmendi biseda publike dhe konfidenciale, sipas të cilave Rama dhe Aleksandër Vuçiç kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas padisë, kryeministri i Kosovës është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës "Kryeministri i Republikës së Shqipërisë (në personin e Paditësit) është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti".

Në padi thuhet se ky qëndrim në vazhdimësi i Haradinajt është mbajtur përkundër fakteve, ndërsa Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tilla. Haradinaj është i bindur se ideja e ndarjes së Kosovës ëshë hedhur nga Rama dhe jo persona të tjerë, duke përjashtuar edhe Thaçin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore