Me buzë të kuqe flakë, Rashel Kolaneci kërkon një puthje nga… (FOTO)

Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të ndjekura e më të komentuara në rrjetet sociale. Ish-velina e “Xing me Ermalin” i ka rralluar postimet në profilin e saj në “Instagram”, por sa herë publikon diçka, ajo tërheq menjëherë vëmendjen.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka publikuar një fotografi të saj. Në imazhin në fjalë, Rasheli shfaqet e veshur me një bluzë të zezë, e cila i nxjerr në pah gjoksin.

Ndërkohë në kokë mban një kapuç të kuq që mesa duket i ka kombinuar me buzët e lyera po me të njëjtën ngjyrë. Ndërkohë krahas kësaj poze ajo shkruan: “Më jep një puthje”.

E sigurisht që ndjekësit e saj përveçse e kanë pëlqyer shumë këtë foto, janë treguar edhe të gatshëm për puthjen që u kërkoi Kolaneci.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.