Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

INSTAT, 10 mijë euro për një video 5 minuta. Vjet pagoi 8 mijë euro për video 120 sekonda

Institucioni shtetëror që bën statistika në fusha të ndryshme të jetës, që më pas ndihmojnë institucione apo individë të kuptojnë se ku kanë gabuar financat, është përfshirë në një hije skandali me shpërdorimin e fondeve publike.

Gazeta Shqip ka bërë një vëzhgim për dy tender që ka bërë INSTAT, në vitin 2018 dhe në vitin 2019. Përveç fryrjes shumë të madhe të fondit, sërish fondet e akorduara për këto tender janë të ndryshme dhe aspak të ngjashme.

Kështu, para pak javësh, INSTAT hapi një tender me vlerë mbi 10 mijë euro me objekt ?Shërbim konceptimi dhe prodhimi i një video informuese për INSTAT?.

Sipas dokumenteve, video duhet të ndërtohet një skenar në bazë të të dhënave dhe direktivave nga INSTAT, të jetë i gjatë 5 minuta, ndërkohë të ketë plane ajrore, ujore, si dhe ndonjë aktor. Sipas dokumenteve, video të ketë materiale arkivore me ilustrime animatore.

Firma, që është shpallur fituese, duhet të ketë 30 ditë kohë që ta konceptojë këtë video. Sipas INSTAT, kjo video po bëhet për sensibilizimin e popullatës për realizimin e Pilotit të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020.

Ndërkohë, Shqip hulumtoi mbi një tender që ka bërë INSTAT vitin e kaluar, pra në fund të vitit 2018. Edhe në atë rast, kërkohej të prodhohej një video me objekt "informuese dhe sensibilizuese për INSTAT?. Fondi në atë kohë ka qenë rreth 8 mijë euro. Në dokumentet shoqëruese, kërkohej të konceptohej një video me kohëzgjatje nga 1 deri në 2 minuta. Edhe në atë rast, kërkoheshin xhirime të ndryshme, apo edhe grafika, ndërsa video duhej të prodhohej 10 ditë nga momenti i shpalljes së fituesit.

Pra, në një hark kohor të 12 muajve, INSTAT ka bërë dy video, maksimumi 7 minuta të gjata. Kostoja e të dyjave është rreth 18 mijë euro. Duket se INSTAT ka lëshuar "dorën" për video, të cilat fare mirë mund të prodhohen me një kosto shumë herë më të vogël.

Nëse i referohemi prodhimit të një video, nga studiot filmike, një material 7-8 minuta, duke përfshirë të gjitha pamjet (kamera, dron, go-pro, gimbal etj), post-produksionin, grafikën dhe animacionet, kostot nuk shkojnë më shumë se 2 mijë euro. Gazeta Shqip u interesua pranë 3 studiove filmike, duke i paraqitur kriteret e vendosura nga INSTAT, dhe çmimi varionte nga 1800-2000 euro për një video 7-8 minutëshe.

Ndërkohë, INSTAT ka shpenzuar plot 18 mijë euro për dy video të shkurtra, në total 7 minuta. Kjo tregon keqpërdorim të fondeve publike në rastin më të mirë, dhe hije korrupsioni në rastin më të keq.

Kliko këtu për specifikimet teknike

[gallery columns="1" ids="968845,968846"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore