Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

I hakeroi telefonin, miliarderi nxjerr pamjet që “fundosin” Princin saudit (FOTO)

Drejtori ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, ka publikuar një fotografi në Tëitter, ku shihet ai gjatë një memoriali për gazetarin e vdekur Jamal Khashoggi, në mes të pretendimeve se Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman hakeroi telefonin e tij.

Sipas mediave të huaja, themeluesi i Amazon postoi një fotografi, e cila e tregon atë përkrah të fejuarës së Khashoggit, Hatice Cengiz.

Më pas ata vendosin duart në një memorial guri jashtë konsullatës Saudite në Stamboll, ku supozohet se u torturua për vdekje. Fotografia thuhet se është bërë në 2 tetor 2019, në përvjetorin e vdekjes së Khashoggit. Ai vendosi vetëm një fjalë si përshkrim, ku shkruante: "Jamal".

Bezos postoi imazhin ndërsa dy raportues të Kombeve të Bashkuara kërkuan një hetim amerikan, pasi pretendohet se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite hakeroi telefonin e tij. Salman është akuzuar edhe për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="968656,968657,968650,968651,968661,968652,968663,968653,968654,968658,968659,968662"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore