Grenell paralajmëron Serbinë: Jepini fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimet e sotme me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar nga Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe ndërsa Serbisë ia bëri të qartë se duhet t’i japë fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në fillim të javës mori mandatin për formimin e qeverisë së Kosovës, dhe atij që zhvilloi më pas me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

“Përcolla të njëjtin mesazh, atë se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar të përfshihemi në mënyrën sesi formohet qeveria, ne na intereson  zhvillimi ekonomik. E përcolla vizionin tim për arritjen e shpejt të këtij qëllimi, të heqjes së taksës dhe që Serbia, të ndalojë fushatën e saj për mosnjohjen e Kosovës. Mendoj se këto të dy janë hapat e ardhshëm.

Shkëmbyem disa ide ekonomike sesi të ecim përpara dhe të krijojmë më shumë energji dhe entuziazëm për vende të reja pune.

Folëm në mënyrë më speficike për projektet që po vijnë, dhe mendoj se do të kemi shumë shpejt disa njoftime për më shumë progres kur flitet për vende pune”, u shpreh Grenelli pas takimit me Mustafën. Nesër, ambasadori pritet të shkojë në Serbi për t’u takuar me presidentin, Aleksandar Vuçiç.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.