Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

E pabesueshme, babai i Meghan Markle publikon fotot e “tmerrshme” të së bijës

Në një dokumentar 90-minutësh në "Channel 5", babai i Meghan Markle ka zbuluar foto dhe detaje nga jeta e vajzës së tij.

Thomas Markle nxori foto të jashtëzakonshme nga fëmijëria e Meghan dhe për herë të parë ka folur edhe në lidhje me vendimin e 38-vjeçares për të lënë Mbretërinë.

"Ata po e kthejnë Familjen Mbretërore në një Walmart me një kurorë. Kjo nuk është vajza që kam rritur", tha ai.

Ndërhyrja e Thomas Markle në krizën më të rëndë të monarkisë për një gjeneratë erdhi ndërsa ndihmësit më të mirë të Mbretëreshës përfunduan një marrëveshje për çiftin, të cilët po braktisin si kurorat dhe po largohen nga Britania për të kërkuar pavarësi financiare.

Ai rrëfeu se: "Kur u martuan ata morën një detyrim. Detyrimi është që të jenë pjesë e Familjes Mbretërore dhe të përfaqësojnë si të tillë. Dhe do të ishte marrëzi për ata që mos ta bëjnë. Ky është një nga institucionet më të mëdha në mbarë botën. Ata po e shkatërrojnë, po e zbehin atë, nuk duhet ta bëjnë këtë", theksoi Markle.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="968641,968643,968644,968645,968646,968665,968666,968667,968668,968669,968670,968671,968672,968673,968674,968675,968676,968677,968678"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore