Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bashkëshortët që erdhën nga Suedia dyshohet se u ekzekutuan nga djali i tyre, detaje të reja (FOTO)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e çiftit të bashkëshortëve Hadri në Prizren mesditën e djeshme. I dyshuari kryesor për vrasjen e Durim Hadri dhe Suada Hadri është djali i tyre, A.Hadri 35-vjeç, i cili referuar burimeve zyrtare është larguar nga Kosova pas vrasjes. Çifti i bashkëshortëve kishin ardhur para tri ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje, e ndërsa u vra në shtëpinë e tyre me një plumb secili për motive ende të pa zbardhura.

Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit nga Prizreni. Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren më 20 janar, ndërkaq natën e vrasjes , djali i tyre A.Hadri kishte ikur nga Kosova. Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.

[gallery ids="968346,968347,968348,968349,968350,968351"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore