Nuk do ta njihni, ja si ka përfunduar princ Harry pasi u largua nga mbretëria (FOTO)

Princ Harry mbërriti në Kanada për të filluar një jetë të re me gruan e tij, Meghan dhe djalin e tyre tetë muajsh, Archie.

Javën e kaluar ata bënë publike dëshirën e tyre për një jetë të pavarur, duke lënë të befasuar Mbretëreshën Elizabeta II, pjesën tjetër të familjes dhe publikun e gjerë.

Pasi bëri angazhimin e tij të fundit zyrtar në Londër, ai nxitoi për në aeroport i shoqëruar nga pjesëtarët e sigurisë dhe duke mbajtur vetëm një çantë mbi shpatullën e tij, doli nga aeroplani.

Në pamjet e publikuara, ai u pa duke udhëtuar me një avion të klasit ekonomik. Princi Harry ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit nga Mbretëria, duke u shprehur se “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.