Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Dalin fotot e sportistit që vrau bosin shqiptar të drogës në mes të Londrës

Ky është kick- boksieri që dyshohet se vrau producentin e njohur shqiptar në Londër 22-vjeçari Anis Hemissi është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër.

I riu, i cili merrej me sportin e kickboks-it është arrestuar ditën e hënë menjëherë, pasi ka ardhur nga Tajlanda në Kopengahen, pasi ndaj tij kishte një mandat arresti ndërkombëtar.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendase pritet që i riu të ekstradohet nga Danimarka drejt Britanisë së Madhe.

Hamissi dyshohet se ka vrarë në sy të bashkëshortes dhe fëmijës, Flamur Beqirin natën e 24 dhjetorit 2019, në vigjilje të Krishtlindjes.

Ai u vra në hyrje të shtëpisë së tij. Ndërkohë nga ana tjetër, një mikeshë e Hamissit deklaron se policia ka arrestuar personin e gabuar, pasi ai ishte në shtëpi në atë datë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Nga ana tjetër, Beqiri nuk ishte një person i panjohur për autoritetet. Ai rezultonte si një ndër personat më të kërkuar, i dyshuar si drejtues i një grupi droge që kapte vlerën e disa milionë paundësh.

Sipas policisë, është pikërisht kjo jetë që Beqiri bënte ajo që ka sjellë edhe vrasjen e tij. Ai është përfshirë edhe më herët në ngjarje të tilla, ndërkohë një mik i tij po ashtu u ekzekutua në mënyrë të ngjashme me Beqirin.

Vitet e fundit, emigranti shqiptar me shtetësi suedeze njihej edhe si producent muzikor dhe kishte një jetë luksoze me makina dhe udhëtime të shumta, ndërsa dasma e tij në Itali në vitin 2018 kishte kushtuar më shumë se një milion paund.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="968057,967424,968060,967416,968058,967425,967538,967421,967415,967418,967420,967419,967422,967423,967428,967429,967430,967431,968059"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore