RENEA blindon Vlorën, operacion për të kapur një person të rrezikshëm

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku në bashkëpunim me policinë e qytetit bregdetarë, kanë zhvilluar një aksion blic për kapjen e personave në kërkim. Aksioni është përqendruar në disa prej lagjeve dhe fshatrave të Vlorës, ndërsa ka pasur edhe kontrolle të automjeteve, kryesisht atyre të shtrenjta.

Aksioni i policisë në Vlorë vjen pak ditë pas arrestimit të Xhevair Jonuzit, në Hoshtime, pasi ishte dënuar në mungesë me 25 vite burgim për vrasje.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.