“I gjori princ”/ Masakrohet Meghan, gruaja që po shkatërron familjen mbretërore (FOTO)

Përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë kërkuar Meghan Markle-it të marrë urgjentisht këshilla nga dadoja sa i takon të birit Archie.

I gjithë ky reagim thuajse unanim erdhi fill pas publikimit të disa fotografive gjatë shëtitjes së djeshme të Meghan-it me të birin dhe dy qentë e saj.

Ish-dukesha shfaqet teksa mban Archie-n në krahë, një pozicion ky tepër i sikletshëm. Ndërkohë që shëtit, Markle e ka vendosur të birin në një mbajtëse 180 dollarëshe, që të paktën nisur nga fotot nuk rezulton aspak e rehatshme.

“Zemra e vogël, nuk është fare rehat. Nuk po e mban fëmijën aspak mirë. I gjori princi ynë i vogël”, janë disa nga komentet e ndjekësve.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.