Antiterrori në alarm/ Zbulohet iraniani i dyshimtë në kampin e muxhahedinëve (DETAJE)

Që prej datës 3 janar, Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka kaluar në gatishmëri me afat të pacaktuar, si pasojë e rritjes së vigjilencës pas vrasjes nga SHBA të kreut të njësisë QUDS Qasem Soleimman.

Top Channel ka mësuar jo zyrtarisht se të gjithë shtetasit e huaj nga vendet e lindjes, i nënshtrohen një intervistimi të posaçëm si dhe skanimit të gjurmëve të gishtave dhe më pas ky informacion ndahet në kohë reale me agjensitë partnere ndërkombëtare.

Po ashtu është duke u treguar kujdes me të gjithë emigrantët e paligjshëm që tentojnë hyrjen në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër. Në kushtet e anonimatitet një burim jo zyrtar tregoi për Top Channel se autoritetet e antiterrorit dhe migracionit po bëhen gati të dëbojnë iranianin Ehsan Bidi, dezertor nga kampi i muxhahedinëve në Manzë.

Mësohet se shtetasit Ehsan Bidi i është refuzuar leja e qëndrimit dhe aktualisht po mbahet në qendrën e mbyllur të Karecit, derisa të përfundojnë procedurat e largimit të tij. Ehsan Bidi mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinëve nga Kampi i Lirisë në Irak.

Ndërkohë po ashtu Top Channel mëson se autoritetet i kanë refuzuar lejen e qëndrimit edhe një personazhi me dritëhije  Thamer Ali Radhi Zaidaëi, i cili është me origjinë nga Iraku, por besohet se  ka ngecur në rrjetën e antiterrorit pas sinjalizimit të partnerëve për aktivitetin e tij të dyshimtë. 44 vjeçari ka kundërshtuar në gjykatë urdhërin e largimit dhe procesi do zhvillohet në fillim të muajit shkurt./Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.