Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Si u shemb Ura e Shkumbinit në Librazhd, ja vullnetarët që humbën jetën në aksion (EMRAT+FOTO)

Shumë pak është thënë dhe po aq pak është folur për një tragjedi që ka ndodhur në Shqipëri në 15 janarit e vitit të largët 1979. Më shumë se katër dekada më parë, 7 të rinj dhe të reja humbën jetën në Librazhd, teksa ishin vullnetarë të hapjes së tokave të reja.

Ajo që tashmë njihet nga banorët vendas si Tragjedia e Spatharit ka ndodhur në temperaturat më të ulëta të atij dimri, plot 41 vjet më parë.

Ishte një grup prej 14 personash që po punon përgjatë lumin Shkumbin, ku 7 persona humbën jetën, ndërsa 7 prej tyre mbijetuan. Por më shumë se kaq me fat ishin dhjetëra aksionistë të tjerë që nuk ndodheshin duke kaluar urën mbi lumin Shkumbin.

Këtu nis tragjedia. Ura u shkëput nga të dyja brigjet, duke shkaktuar një tragjedi me shumë viktima e të plagosur. Lumi Shkumbin atë mes dimri ishte me prurje të pazakonta dhe tejet i rrëmbyeshëm. 150 të rinj të fshatrave të këtij rrethi merrnin pjesë në aksion e do të taraconin brigjet e luginës së Shkumbinit, përgjatë shtrirjes së fshatit Spathar. Kalimi në anën tjetër të lumit për të shkuar në punë, bëhej nëpërmjet një ure të varur mjaft të rrezikshme.

Ky ishte vendkalim, jo vetëm për vullnetarët, por për të gjithë banorët e zonës. Në urën pasarelë aksionistët kalonin grupe­grupe. Një, ndër grupet me 15 veta do të kishte fatin tragjik. Litarët e ndryshkur prej hekuri të urës do të këputeshin në mes. Mbi ujë do të binin bashkë me veglat e punës në krah, plot 15 të rinj aksionistë. Vetëm britmat e të rinjve në momentin e rënies dhe lufta për mbijetesë mbi valë do të ishte "alarmi" i vetëm tronditës. Në pak minuta thirrjet e tyre për ndihmë u shuan mes valëve të acarta. Imazhet e tyre dukeshin sikur fluturonin mbi dallgë. U hodh kush u hodh e shpëtoi kush shpëtoi. Fati deshi, që gjysma e grupit të shpëtonte.

Familjarët e viktimave tregojnë me lot në sy historinë e kësaj tragjedie. Një prej këtyre viktimave u gjend pas 32 ditësh.  Emrat e atyre që humbën në rrjedhat e lumit Shkumbin: Flutura Allushi 16 vjeç nga Dorëzi. Gjetur pas 32 ditësh në Labinot. (Pas një jave në vendin e saj vajti i vëllai në aksion, 26-vjeçari, Gani Allushi) Bule Përrenja, Babje, Mereme Brahja, Dorëz, Fatime Guga, Lunik, Naim Elezi, Stravaj, Refie Ceni, Bërzeshtë dhe Ruzhdie Çerri, Farret.

Sot atje është ngritur një memorial në nderim të atyre që humbën jetën, duke ndalur dhimbjen e kohës.

[gallery ids="966346,966345,966344,966343"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore