Pasi Rudina bëri publike lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti i saj: Një grua… (FOTO)

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, vendosi që ta bënte publike lidhjen e saj me ish-deputetin, Mark Frroku, në ditët e para të vitit 2020.

Përmes 3 fotove në “Instagram” ku shfaqej krah partnerit të saj të ri, ajo shkruante: “E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”.

Pas bërjes publike të lidhjes së re, menjëherë pas divorcit me ish-bashkëshortin, Aleksandër Varfaj, të gjithë ishin kuriozë të dinin se si do reagonte ai.

Varfaj herë pas here publikon foto në “Instastory” si për të hedhur ndonjë kunjë, por me këtë të fundit duket se ka një mesazh të drejtpërdrejte për ish-partneren.

“Jeta është e thjeshtë, e butë, e qetë, e lirë, deri sa vjen një grua dhe e vështirëson”, shkruan ai në postimin e fundit. Ndërkohë kujtojmë se pas ndarjes, ata të dy ruajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe takohen bashkë edhe për shkak të vajzës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.