Kush e fundosi ‘Mbretin’? Dan Bilzerian humb mbi 1 milion dollarë brenda natës (FOTO)

Dan Bilzerian, i njohur si lojtar i pokerit, por edhe personazh i famshëm në Instagram thuhet të ketë vënë bast një shumë të madhe në favor të Donald Cerrone, në ngjarjen kryesore UFC 246 kundër Conor McGregor.

McGregor ka arritur të triumfojë pas vetëm 40 sekondave në përballjen e tij me amerikanin Cerrone. Kjo fitore ka lënë shije të hidhur për të famshmin e Instagramit, Dan Bilzerian.

Ai bëri një postim me një grumbull të madh parash në tavolinë, duke shkruan se po vë bast disa “para xhepi” për fitoren e Cerrones.

Veterani amerikan i UFC-së u mposht që në raund të parë nga irlandezi. Besohet se Bilzerian humbi mbi 1 milion dollarë pas humbjes së Cerronës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.