Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Është soft “porno”/ Ja si e krahason Dudushi seriozitetin e gazetës BILD

Në Open në Top Channel ka plasur një debat i fortë mes Alban Dudushit dhe Neritan Sejamini. Debati nisi teksa po flitet për seriozitetin e Bild.

Sejamini tha se kanë kontaktuar Bildin duke pyetur përse është fshirë shkrimi dhe gazeta gjermane është përgjigjur duke thënë se shkrimi është fshirë sepse nuk plotëson standartet gazetareske.

Aty ndërhyri Dudushi dukë thënë se shkrimet e Bild nuk duhen të merren parasysh pasi nuk është një tabloid serioz. ?Edhe në Gjermani nuk e konsiderojnë serioze Bildin. Ka analiza që e rendit shumë më poshtë se tabloidet amerikane dhe britanike. Ka pasur 5 mijë foto femrash nudo në faqen e parë. Kjo tregon që ajo nuk është serioze dhe prandaj nuk dhe marrë seriozisht?- tha Dudushi.

?Po Bild është tabloidi më i shikuar në Gjermani. A duhet t?i tregojmë ne gjermanëve se çfarë të ndjekin dhe lexojnë. Për mua kjo nuk ka interes publik Në vend që të flasim për  vjedhjen e votave po debatojmë për seriozitetin e Bild- iu kundërpërgjigj Sejamini.

?Po nuk më bind dot. Shkrimi i Bild nuk më bind dot?- vijoi Dudushi. ?Po ata e kanë pranuar vetë që kanë komunikuar me për vjedhjen e votave. Autorët e kanë pranuar vetë?- tha Sejamini.  ?E kanë cilësuar soft porno?- vijoi Dudushi.

Po mo po e kanë cilësuar. E çfarë do të thuash ti me këtë, që gjermanët janë idiotë- iu kundërpërgjigj Sejamini.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore