Erdhi nga Dibra në Tiranë për të varrosur gjyshen, fati i të riut që vra në atentat mafioz

Ende nuk dihen shkaqet e krimit, apo autorët. Mësohet se viktima është Vilson Tafçiu. Burimet bëjnë me dije se atë e kanë thirrur pasi ka qenë në lokal dhe më pas e kanë qëlluar në një rrugicë aty pranë.

28-vjeçari kishte ardhur për të bërë varrimin e gjyshes ditën e sotme pasi i kishte ndërruar jetë. Mësohet si ai ka qenë më pari i arrestuar në Francë për drogë dhe është deportuar në vendin tonë. Gjithashtu bëhet me dije se në lokal nuk ka qenë vetëm.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.