Çfarë po ndodh në SHBA, juristët gati për gjyqin në Senat kundër presidentit Trump

Juristët e Shtëpisë së Bardhë paraqitën të hënën një përmbledhje të argumenteve të tyre në gjyqin ndaj Presidentit Donald Trump në Senat, ku nesër fillojnë procedurat e plota.

Në një përgjigje të mëparshme, ndaj dy akuzave të miratuara nga Dhoma e Përfaqësuesve kundër presidentit, avokatët Pat Cipollone dhe Jay Sekuloë thanë se Senati duhet t’i hedhë poshtë këto akuza pasi ato bazohen “në shtrembërime të rrezikshme të Kushtetutës që do ta dëmtonin rëndë strukturën e qeverisjes”.

Ata argumentojnë se Dhoma e Përfaqësuesve synon të minojë fuqinë e presidentit për të përcaktuar politikën e jashtme dhe se po përpiqet të kontrollojë dhe ndëshkojë degën ekzekutive për privilegjet e saj kushtetuese.

Në përgjigje të akuzës se Presidenti Trump ka penguar Kongresin duke i udhëzuar pjesëtarët e degës ekzekutive që të mos respektonin thirrjet për të dëshmuar, avokatët thanë se këto veprime ishin një pohim legjitim i “interesave të konfidencialitetit që bazohet në ndarjen e pushteteve”.

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë si prokurorë në këtë gjyq tashmë e kanë paraqitur përmbledhjen e argumentit të tyre, ku thonë se qartazi, “provat vërtetojnë plotësisht” se Presidenti Trump është fajtor për të dyja akuzat e paraqitura./VOA

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.