Atentati në Astir/ Krimi për larje hesapesh, viktima i akuzuar për trafik droge

Zbardhen detaje rreth të shkuarës së 28-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal në zonën e Astirit. Sipas Policisë, Vilson Tafçiu, i njohur dhe me mbiemrin Noka është akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis. Burimet shtojnë gjithashtu se i riu është dëbuar nga shteti i Francës për shkak të problemeve që ka pasur me ligjin.

Sipas Policisë , bazuar në të shkuarën e të riut me dy mbiemra, një nga pistat ku po hetohet  është prishja e pazareve të drogës.

Vilson Tafçiu Noka, 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me breshëri plumbash. I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”. Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.