U përfol se e ndau nga Jonida Maliqi, aktori i humorit reagon për herë të parë: Shoqja Shegë… (FOTO)

Një ditë më parë, u përfol për një lidhje të mundshme mes aktorit të njohur të humorit, Romeo Veshaj, dhe blogeres Sara Kolami. Duke qenë se ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, nisën dyshimet se mund të kishte diçka në shumë se miqësi në këtë mes.

Menjëherë pas këtyre lajmeve ka vendosur që të reagojë Romeo. Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ai ka mohuar se është në një romancë me Sarën.

Në “Instastory”, aktori ka publikuar një pjesë nga filmi “Rrethimi i vogël”, në të cilën flitet për shpifjet dhe për thashethemet që thonë njerëzit lart e poshtë.

“Shpifje, intriga, inate!”

“Ku e dëgjove?”

“Në autobus.”

“Mos u merr me thashetheme shoqja Shegë se do ta pësosh”

“Nuk thashë gjë unë o drejtor, njerëzit flisnin”, bashkëbisedojnë dy aktorët në video.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.