Liverpool “magjik”, Salah dhuron spektakël me golin e dytë

Liverpool vijon të shkëlqejë. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, duket se po shkon drejt një rekordi të papërsërtishëm, mbylljen e sezonit pa asnjë humbje. Ndonëse është herët për ta thënë këtë, gjasat janë që kjo të realizohet. Skuadra e Klopp fitoi ndeshjen e javës së 23 të Premier League në Angli kundër Manchester United, duke ruajtur diferencën e madhe me ndjekësit në tabelën e renditjes.

“The Reds” kaloi në avantazh me gol të Van Dijk në minutën e 14, i cili realizoi me kokë pas një asisti nga Alexandër-Arnold nga goditja e këndit. Goli i dytë ishte dhe më spektakolar, këtë herë nga Salah. Egjiptiani mori një top nga portieri Alisson, duke u nisur me vrap nga mesi i fushës drejt zonës kundërshtare.

I vetëm përballë portierit mik, Salah gjeti rrjetën duke dyfishuar rezultatin në fund të minutës së tretë të kohës shtesë. Tashmë skuadra e Klopp ka 64 pikë në renditje, pa asnjë humbje, duke mbajtur kryesimin e kampionatit me plotë 16 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë. Ndërkohë, kujtojmë se Liverpool ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Manchester United ndodhet në vendin e pestë të renditjes me 34 pikë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.