Jozefina Topalli dhe Namik Dokle tregojnë sekretet si kryetarë Parlamenti, ja pengjet

Kryesuan Kuvendin  në kohë të ndryshme dhe secili la shenjën e tij në drejtimin e  seancave plenare. Jozefina Topalli dhe Namik Dokle  në 100 vjetorin e Parlamentarizmit nuk e fshehin trishtimin për  nivelin dhe cilësinë e përbërjes së Kuvendit të Shqipërisë sot.

Jozefina Topallit thotë seSigurisht që është për t’u fshirë nga kujtesa që mos të ndodhë kurrë më që në Parlament shqiptarët të përfaqësohen nga krimi, apo nga pala tjetër që janë më shumë klloun  sesa përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Jam me fat që s’jam pjese e kësaj kalbësire politike aktuale të zhytur në korrupsion dhe papërgjegjshmëri.

Ndërsa Namik Dokle tregon “nga një legjislaturë në tjetrën sikur ka rënë niveli kulturor i Parlamentit. Pra ka më shumë sharje, sesa kulturë. Ka më shumë grindje  sesa argumente dhe kjo për mendimin tim është një nga të  metat e këtij Parlamenti. Duhet menduar  për të  ngritur nivelin kulturor.

Jo vetëm legjislaturën më të dobët,  por edhe më të mirën  se kanë vështirë ta kujtojnë.

E privilegjuar që kam drejtuar Kuvendin kur u hoqën vizat dhe futëm vendin në NATO. Dua të shoh anët pozitive. Sfidat dhe vështirësitë e një kryetari të Parlamentit janë të pashmangshme. Unë s’dua të  kujtoj pjesët që më kanë lënduar ndonjëherë apo më kanë bërë të gaboj herë tjetër. Dua të shoh gjërat e bukura që janë realizuar – thotë Jozefina Topallit.

Ndërsa për Namik Doklen ka dallim në vështirësi. “Eshtë e vështirë ta përcaktosh dhe varet nga këndvështrimi i atij që bën përcaktimin, por unë si politikan kënaqësinë më të madhe pune e kam ndjerë në legjislaturën 92-96 . Më vjen ndërmend se ndoshta në atë kohë unë kam drejtuar grupin parlamentar të opozitës socialiste që e solli PS në pushtet për herë të parë. 

Në këtë përvjetor jubilar Parlamenti nuk e gëzon përbërjen e tij të plotë prej 140 deputetësh për shkak të krizës politikës. Zgjidhjen e shohin në mënyra të ndryshme.

Ka ndodhur diçka që nuk  ka ndodhur asnjëherë në historine 100 vjeçare të Parlamentit. Opozita ka dezertuar detyrën e saj misionin e saj për t’iu kundërvënë qeverisë. Zgjidhja është largimi i 4 personazheve që mbajnë peng vendin. Palët lëvizin në dy shina kryesore në pazare dhe shantazhe. Kanë një emërues të përbashkët paranë – thotë Jozefina Topalli, ish kryetare e Kuvendit.

Ndërsa Namik Dokle sqaron: “Thonë se trimëria pas lufte dhe urtësia pas Kuvendi nuk vlejnë. Këshilla ime do kishte qenë para se të merrej ai vendim që  u mor. Një vendim krejtësisht absurd, braktisja e Parlamentit”.

Dy ish kryeparlamentarët janë larguar me mënyra të ndryshme nga jeta  politike. Por, a e mendojnë rikthimin? Ndryshe nga ish-kolegu  i saj Jozefina Topalli nuk është indiferente.

“Nuk kam qenë asnjëherë indiferente ndaj zhvillimeve të vendit tonë. Por kam një bindje të brendshme që diçka duhet bërë. Duhet një lëvizje për të ndryshuar dhe është e mundshme dhe shqiptaret mund ta bëjnë dhe mbi të gjitha mund ta bëjnë të rinjt – rrëfehet Jozefina Topalli.

Ndërsa Namik Dokle është kategorik. “Jo! Jo! Jo! Nuk më mungon Parlamenti. Jam i  vetmi kryetar që jam larguar duke dhënë dorëheqjen. Ka ndodhur në vitin 2002. Në momentin kur u krijua konflikti institutional midis parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese unë si kryetar dhashë dorëheqjen për t’i hapur rrugëzgjidhje këtij ngërçi institutional. Dhe unë mendoj se kam bërë veprim të drejtë.

E hëna shënon edhe 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, ku për herë të parë u krijua senati që do njihej më pas si Kuvendi i Shqipërisë./Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.