Hoqi dorë nga titulli mbretëror, por ja çfarë do bëjë i ati për Princin Harry (FOTO)

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, kanë hequr dorë nga familja mbretërore. Çifti dëshiron që të jetojë si i pavarur financiarisht në një tjetër vend.

Edhe pse ka disa ditë që Princ Harry dhe bashkëshortja e tij bënë të ditur vendimin e tyre, vetëm  së fundmi Buckingham Palace njoftoi se ata i kanë humbur titujt e tyre mbretëror dhe nuk do të marrin më fonde publike për detyrat mbretërore.

Edhe pse Harry vendosi që të jetonte në një vend tjetër dhe i pavarur, një reporter pranë pallatit mbretëror, Omid Scobie, ka bërë të ditur se i ati do të vazhdojë t’i ofrojë ndihmën dhe mbështetjen e tij financiarisht.

Bëhet e ditur se Princ Charlie ka pohuar se e ndihmojë të birin në mënyrë të pavarur me të ardhurat e veta.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.