Drogë dhe femra/ Mediat fundosnin Princ Harry-n (FOTO)

Vendimi i Princit Harry për të braktisur detyrat mbretërore shkaktoi shumë debate në familjen mbretërore, por tronditi edhe mbarë botën.

Mirëpo, mediat britanike tashmë kanë nisur edhe “sulmet” ndaj Harry dhe Meghan Markel. Së fundmi, “Daily Mail” ka gjetur edhe ngjashmërinë mes Harry-t dhe Dukës Edward i VIII.

Sipas medias britanike, në pamje të parë, Princi Harry mund të krahasohet pak me stër-xhaxhin e tij, Edward i VIII. Të dy ata kanë shumë të përbashkëta, që nga pamje e deri të vendimi për të hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Edward, Duka i Windsor mbahet mend si monarku që hodhi kurorën. Ai dhe Harry kanë të një dashuri të madhe për Amerikën, femrat, por edhe alkoolin.

Më tej shkruan se: “Rrjedha e djallëzuar e Harry-it ka qenë e qartë që nga fillimi, pasi në moshën 16 vjeç, ai u kap duke pirë kanabis në një fshat vetëm disa milje larg shtëpisë së babait të tij”.

“Daily Mail” ka publikuar një sërë fotosh, ku dëshmon ngjashmërinë mes Harry dhe Edward.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.