Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Arratisje masive nga burgu, 75 persona kishin hapur një tunel nëpër qeli

Një arratisje masive ka ndodhur në një burg në lindje të Paraguait, pranë kufirit me Brazilin, kanë konfirmuar zyrtarët vendas.

Autoritetet dyshojnë se të burgosurit janë arratisur nga dyert kryesore të burgut, 75 persona duke u ndihmuar nga rojet. Zyrtarët kanë zbuluar edhe një tunel në burg, por mendojnë se ai mund të jetë hapur për të mbuluar arratisjen.

Ministri i Brendshëm i Paraguait, Euclides Acevedo tha se ishte e qartë se zyrtarët e burgut ishin të përfshirë. "Ne zbuluam tunelin dhe besojmë se ishte një mënyrë për të fshehur mënyrën e arratisjes", tha ai në një deklaratë.

Dhjetëra nga të arratisurit i përkasin bandës më të madhe kriminale të Brazilit, Komanda e Parë e Kryeqytetit, (PPC), e cila ka mbi 30 mijë anëtarë dhe është e përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve. Ky grup kriminal vepron në Brazil, Paraguai, Bolivi e Kolumbi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore