Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Tranzit”, droga që nisej nga Shqipëria dhe përfundonte në Itali, Spanjë dhe Holandë

Pas gati 12 orësh operacion, Policia ka zbardhur detajet e një operacioni që u shtri në disa qytete të vendit, e ku u arrestuan 7 persona, mes të cilëve dhe vëllai i një shefi policie. Operacioni i koduar tranzit u krye nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Gjatë ktij operacioni u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate. Përfundun në pranga E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Moskallëzim krimi", P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" kryer në bashkëpunim. Sh. M. 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale "Falsifikim dokumentesh".

Të tjerë të arrestuar janë edhe shtetasit me inicialet D. M., 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, F. D., 37 vjeç, banues në Shëngjin. M. P., 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe A. H., 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit "Cannabis sativa në formë çokollate" në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

 

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore