Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Si u arrestua Xhevahir Jonuzi/ 100 policë rrethojnë fshatin ku fshihej vrasësi i dyfishtë (VIDEO)

Xhevahir Jonuzi është personi që u arrestua pas shumë viteve në kërkim. Që prej vitit 1997, ai ishte në listën e të kërkuarve, për një vrasje të dyfishtë të kryer prej tij në 25 marsin e atij viti në Orikum të Vlorës.

Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhanaj janë ekzekutuar nga Xhevahir Jonuzi, ndërsa gjykatat e të gjitha shkallëve e kanë dënuar me 25 vjet heqje lirie, pavarësisht se vepra penale ka qenë e rëndë.

Ndërkohë, burimet e policisë thanë se për arrestimin e këtij personi janë angazhuar në terren më shumë se 100 trupa policie, mes të cilëve edhe agjentë të antikrimit, që mbajtën të rrethuar për shumë kohë fshatin.

Sipas Policisë, aksioni ka nisur në orët e vona të mbrëmjes, por për shkak të rrezikshmërisë së personit, ndërhyrja është bërë në momentin, kur ka rënë plotësisht ndriçimi.

https://youtu.be/T0tNnftH3iQ

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore