Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Reforma në Drejtësi/ Si po "amnistohen" gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar

Vetingu, është kthyer në një kryefjalë të ditës jo vetëm për politikanët, por edhe për qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Edhe pse mungojnë njohuritë teknike e juridike mbi këtë proces, sërish ai propagandohet dhe ngrihet në piedestal, si e vetmja mënyrë që do ti "shpëtojë" njëherë e mirë shqiptarët nga gjyqtarët e korruptuar.

Në formularin për deklarimin e pasurive të ligjshme të hartuar nga ILDKP (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive) gjyqtarëve dhe prokurorëve u janë lënë dy mundësi: e para, që të deklarojnë pasuritë e tyre të fituara gjatë viteve që kanë punuar në sistemin e drejtësisë, ose mundësia e dytë të mos bëjnë deklarim dhe të tërhiqen nga puna "pa i?u hyrë gjemb në këmbë".

Këtu nis edhe "amnistimi" i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, pasi ato nuk dënohen për milionat që kanë vjedhur, dhe këto janë vetëm ato pak miliona që i kanë deklaruar, por të mendosh sa e sa miliona të tjerë ja transferuar jashtë apo i?u janë kaluar familjarëve e të afërmëve të tjerë. Më shumë se një deklarim, këtu ka nevojë për një hetim të imtësishëm, në mënyrë që ata që kanë vjedhur shqiptarët të dënohen, moralisht dhe ligjërisht.

E në fakt "amnistimi" në këtë rast është i parashikuar mirë edhe në njërën nga dispozitat e Ligjit nr 84 dt 30.08.2016 " Për rivlerësimin kalimtar".

Kështu në nenin 56 të këtij ligji thuhet shprehimisht:

Dorëheqja

1.Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Dorëheqja i paraqitet me shkrim Presidentit të Republikës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni.

Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 2. Pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit".

Pra ky nen jep garanci në mënyrë direkte për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por duket që nuk do të jetë kaq e lehtë. Kjo pasi vetë Bundestagu gjerman e ka vendosur hetimin e arrestimin e njerëzve të korruptuar të drejtësisë si një nga 9 kushtet për hapjen e negociatave?

Por a do të ketë vullnet qeveria dhe organet e reja të drejtësisë për të mbushur këtë kusht? Kjo ngelet për t?u parë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore