Prej 24 orësh e mbajnë peng, Policia zbardh kamerat e sigurisë për autorët e mundshëm

Një 48-vjeçar nga Puka, banues në zonën e Bathores, vazhdon të mbahet peng që prej paradites së djeshme, kur u fut me forcë në një makinë nga dy persona të maskuar.

Fillimisht, ai u dhunua fizikisht e më pas dy autorët e morën peng, duke u larguar me shpejtësi me një automjet dhe pas lanë vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës.

Policia është lajmëruar nga dëshmitarët për ngjarjen e ndodhur dhe shërbimet kanë shkuar me shpejtësi në vendin ku kishte ndodhur konflikti e më pas edhe pengmarrja.

Dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Burimet thanë se është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, por përmes tyre e më pas edhe familjarëve është arritur të identifikohet vetëm i dëmtuari.

Të njëjtat burime thanë se personi që dyshohet të jetë marrë peng, është shtetasi Jan Prenga, 48 vjeç, por nuk dihet asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të një makine, e identifikuar nga kamerat e sigurisë, por të paktën deri në orët e mbrëmjes nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së autorëve apo vendit se ku mbahet pengu, që më pas të veprohet me lirimin e tij.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.