Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

"Nuk më përfaqësojnë më"/ Mbretëresha “shkarkon” dhe u pret fondet Princ Harryt e Meghan Markle

Mbretëresha Elisabeth II duket se i ka dhë në fund, në mënyrën e saj, diskutimeve të gjata mbi marrëdhënien e tensionuar me nipin e saj princin Harry dhe bashkëshorten Meghan.

"Telenovela" që prej muajsh ndan opinionin publik britanik mori një drejtim zyrtar sot me një deklaratë të Buckhingam Palace nga vetë monarku britanik, i cili deklaroi se, të paktën në formën zyrtare, historia e dukëve të Sussex me familjen mbretërore ka përfunduar.

Sipas deklaratës vendimi ka ardhur si pasojë e një marrëveshje, por tingëllon më shumë një vendim i prerë i personit që prej pothuajse 70 vitesh drejton atë që mbetet nga Perandoria Britanike.

Çifti i ri do të humbasë titullin e "Lartësia Mbretërore" dhe nuk mund të përfaqësojë më në takime zyrtare mbretëreshën.

Po ashtu, marrëveshja ka edhe një aspekt financiar. Dukët e Sussex nuk mund të marrin më fondet shtetërore, madje do të paguajnë edhe punimet e kushtueshme të shtëpisë së tyre të Frogmore Cottage, rreth 3 milionë euro, që do të mbetet gjithsesi e tyre.

[gallery ids="965202,965207,965201,965203,965204,965205,965206,965208,965209,965210,965211"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore