Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Humbin jetën dy aktorë, ranë nga një urë ku po xhironin një skenë filmi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë ku dy aktorë humbën jetën pasi ranë nga ura teksa po xhironin një pjesë filmi.

Lajmin e hidhur e bëri publik rrjeti meksikan Televisa. Aktorët Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera ishin duke provuar një skenë të enjten kur ndodhi aksidenti- thuhet në deklaratë.

"Lutjet tona janë me familjet e Jorge dhe Luis Gerardo, të cilëve ne i dërgojmë ngushëllimet tona,"- vazhdon më tej deklarata. Produksioni i serialit po punon me autoritetet për të zbardhur dinamikën e plotë të këtij aksidenti por detaje të tjera nuk u bënë publike.

Navarro Sánchez dhe Rivera ishin duke xhiruar sezonin e tretë të "Sin Miedo a la Verdad" (Pa frikë nga e vërteta).

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore