E quajti klloun, Trump kërcënon liderin e Iranit: kujdes me fjalët…!

Donald Trump ia ktheu shpejt përgjigjen ajatollahut Ali Khamenei, i cili e  quajti presidentin amerikan “klloun” në lutjen e së premtes. “I ashtquajturi lideri supremi i Iranit, por që së fundi nuk ka qenë dhe aq suprem, tha disa gjëra shumë të këqija për Amerikën dhe Europën. Ai harron që ekonomia e tyre po thërrmohet dhe njerëzit po vuajnë. Bën mirë të jetë shumë I kujdesshëm me ato që thotë”, deklaroi Trump.

Khamenei e kishte kthyer predikimin e tij një ditë më parë në një shpërthim revolte kundër Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani. Lideri I fuqishëm Iranian fshikulloi me atë rast edhe Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë duke I quajtur “shërbëtorë” , ndërsa qeveritë e tyre i cilësoi si “ të përçmuara”.

Shumë pak pas postimit të Trumpit, në profilin zyrtar të Khameneit në gjuhën angleze u shfaq një mesazh ku thuhej se qeveria amerikane gënjen në pretendimet e saj se është në krahun e popullit të Iranit.

“Nëse i qëndroni vërtet pranë popullit Iranian, kjo ndodh vetëm që ta godisni në zemër me thikat tuaja të helmatisura. Sigurisht, deri tani nuk ia keni dalë dot dhe do të dështoni edhe në të ardhmen”, theksohej në mesazh. Trumpi nuk e la as ai me kaq, por ia ktheu përgjigjen në  anglisht e persisht:

“Populli fisnik i Iranit – i cili e do Amerikën meriton një qeveri që është më e interesuar t’i ndihmojë ata të arrijnë ëndrrat e tyre sesa t’i vrasë për të kërkuar respekt”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.