Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Debati për Reformën Zgjedhore, Kryemadhi i referohet Bundestagut dhe sulmon

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka nisur takimet me elektoratin, duke sqaruar edhe pozicionin e opozitës lidhur me Reformën Zgjedhore. Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Korçë, Kryemadhi tha se Shqipëria ndodhet në një nga momentet më të vështira, në një nga udhëkryqet më të rrezikshme, në mesin e një krize ekonomike shumë të rëndë dhe të një shteti të kolapsuar nga korrupsioni, të marrë nëpër këmbë nga krimi i organizuar, me një qeveri që i përket dhe i shërben një grupi të vogël njerëzish.

Por me përgjegjësinë për të rikthyer shpresën dhe besimin dhe papajtueshmërinë me të keqen, me bindjen e pa lëkundur në forcën tonë, vitalitetin e shqiptarëve dhe rinisë së mrekullueshme, se kjo gjendje pa asnjë diskutim mund të ndryshohet dhe të rregullohet për të mirën e shqiptarëve - deklaroi Kryemadhi.

Sipas Kryemadhit "sot përballë kemi një qeverisje dhe një kryeministër që e ka nxjerrë Shqipërinë në treg, që duan ta zhbëjnë Shqipërinë, ta grabisin atë, ta mbajnë të varfër, të pa zhvilluar, të pa arsimuar, pa stabilitet politik dhe ekonomik, pa shërbim shendetësor, pa rend dhe siguri, me një drejtësi të kapur dhe të frikur, të pa integruar në familjen e madhe të BE. Ne mendojmë se kështu mendojnë se do zgjasin pushtetin e tyre në kurriz të së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj opozita është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë historike që ajo ka, për ta shpëtuar vendin dhe për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë për shqipërinë dhe shqiptarët.

Opozita e Bashkuar e detyroi Rilindjen dhe Edi Ramën të pranojë zgjidhjen e opozitës për reformë zgjedhore, e cila i hap rrugën jo vetëm integrimit të vendit, por edhe krijimin e mundësive reale për zgjedhje të lira të ndershme e të parakohshme.

"Opozita mori përgjegjësinë e saj përpara jush për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman jo vetëm e tij por dhe e bashkimit europian, për të bërë të mundur hapjen e negociatave në muajin mars. Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet dhe mosdashjen e saj për të integruar vendin në BE.

Tashmë i duhet kësaj Qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen Evropiane të Shqipërisë. Tashmë është kjo Qeveri e lodhur që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Tashmë është kjo Qeveri dhe ky Parlament monopartiak, që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës - tha Kryemadhi.

Edi Rama ka zgjedhur t?i tradhëtojë interesat e shqiptarëve.Edi Rama ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë por të tradhëtojë Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar, zotit Ramush Hajradinaj.

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore