Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Çmenduria e biznesmenit që ndërtoi kinostudion në Elbasan (VIDEO)

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, ka sfiduar me një tjetër "çmenduri" në Fish City në Elbasan, duke themeluar kinostudion "Shqipëria dje". Një ambient ndërtuar në emër të dashurisë për artin, dhe dedikuar totalisht atij. Kinostudioja "Shqipëria dje" përbëhet nga dy salla kinemaje me standarte të larta.

Ajo do të jetë një portë argëtimi për të gjithë kinema dashësit, e ku çdo ditë në to do të shfaqet 1 film shqipatar falas. Përurimi i këtij investimi është bërë me filmin 'Njerka", të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo. Të pranishëm kanë qënë emra të njohur të artit dhe kinamtografisë shqiptare.

Për Gjergj Lucën, inaugurimi i kinemasë me filmin e Leka Bungos përbënte një emocion të dyfishtë. Artistët e pranishëm në këtë eveniment kanë ndarë vlerësimin e tyre për krijimin e këtyre kinamve.

Vetë Luca është shprehur tejet i emocionuar gjatë fjalës së tij.

“Kemi marrë përsipër ta ndërtojmë si qytet, dy kinema, dhe më pas do kalojmë tek teatri. Është një ditë e vecantë që po e prompovojmë më këtë premierë të Leka Bungos.

Leka Bungo është një artist që i përket periudhës kur prindërit e mi kanë qenë në skenë dhe unë personalisht me Lekën ndaj shumë kujtime familjare dhe shpirtërore. Dhe jam dyfish i emocinuar sepse këtu midis jush janë dhe ato pak relike të teatrit shqiptarë që ne gëzojmë që i kemi akoma mes nesh”.

Kinostudioja "Shqipëria dje" do të jetë një vend për artin, artistët dhe aktivitetet artistike, por sigurisht që nuk muk të jetë çudia e fundit e Lucës. Deri në çmendurinë e radhëz, na duhet vetëm të presim.

https://youtu.be/x3zy4izz6zs

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore