Alkooli, shthurjet dhe orgjitë e britanikëve detyrojnë Spanjën të marrë vendimin ekstrem (FOTO)

Britanikët udhëtojnë shpesh në Spanjë dhe ishujt, Magaluf, Playa de Palma, Mallorca dhe Sant Antoni e Ibiza por atje shitja e alkolit do jetë me kufizim.

Autoritetet spanjolle vendosën rregulla të reja ditët e fundit. Rregullat janë një përpjekje për të vënë pak rregull në rrugët e qyteteve të tyre që mbushen me anglezët e çmendur që pinë, dehen, bëjnë akte dhune dhe akte seksuale në mes të rrugës apo në plazhe.

Të gjithë turistëve nuk do t’ju lejohet që të blejnë pije nga ora 21.00 deri në orën 08.00 të mëngjesit. Po a kanë kuptim mbrëmjet me lëngje frutash? Për spanjollët po.

Ata do të ndalojnë edhe të apasionuarit të lojës së quajtur, ballkoni, në të cilën turistët e dehur britanikë hidheshin nga ballkonet e dhomave në pishinat e hoteleve ku qëndronin. Nëse do kapen duke kryer një akt të tillë do gjobiten me 60 mijë euro dhe do të dëbohen nga hotelet menjëherë. Në këtë mënyrë ishujt Balearik bëhen destinacioni i parë në Evropë që lufton kundër turizmit të egzagjeruar. Kjo lojë e quajtur nga britanikët balconing është shkaku i dhjetra vdekjeve të tyre në hotelet e Spanjës.

Kundër këtyre masave janë vetëm tregëtarët e vegjël që do kenë më pak fitime dhe sigurisht britanikët kur të nisin të udhëtojnë në ishujt e tyre të preferuar të harbimit.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.