VIDEO/ Arbitri gjen ‘zgjidhje’, nxjerr pistoletën dhe tmerron tifozët

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë një ndeshje amatore futbolli në Meksikë, ku tifozë të irrituar kaluan rrethimin dhe tentuan të hyjnë në fushën e lojës. Situata po shkonte drejt përkeqësimit dhe pikërisht në atë moment ndërhyn arbitri.

Me një qetësi natyrale, drejtuesi i garës nxjerr një pistoletë nga tutat dhe iu drejtohet tifozëve që të largohen prej aty.

Pasi arriti qëllimin dhe i ktheu tifozët në vendet e tyre, arbitri futi pistoletën në brez dhe rifilloi lojën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Sipas mediave lokale arbitri quhej Gabriel Murta Barbosa Maciel dhe përveçse anëtar i Federatës së Futbollit ishte dhe polic profesionist.

Por, ky nuk është rasti i parë që gjyqtari në fjalë nxjerr armën në një ndeshje futbolli. Sipas raportimeve Gabriel Murta Barbosa Maciel e ka nxjerrë pistoletën në fushë dhe gjatë një ndeshje tjetër në vitin 2015.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.