Përcillet për në banesën e fundit Xhoda, aktori që la pas historinë (FOTO)

Aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri, u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë.

Arti dhe kultura u tronditën nga një tjetër humbje, ndërkohë dhimbja përfshiu gjithë adhuruesit e artit të aktorit të dhjetëra roleve të spikatur.

Pa homazhe zyrtare, në një ceremoi familje, ku ishin të pranishëm miq, kolegë dhe të gjithë ata që e deshen atë dhe artin e madh te tij, aktorit të dhjetëra roleve iu dha sot në mesditë lamtumira e fundit.

Xhevdet Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.