Kryetari i Gjykatës Speciale kalon vettingun, a do të ketë ankim nga Komisioneri Publik?! (EMRI)

Sandër Simoni është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka mundur të kalojë shkallën e parë të vettingut.

Trupa e verifikimit të Sandër Simonit ka arritur në përfundim se ai nuk ka asnjë problem në të tre kriteret që përcakton ligji. Lidhur me pasurinë, KPK gjykon se ka kryer deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi.

Nga hetimi administrativ i thelluar rezulton se ka apartament 160 m2 në Tiranë, vlerë 6.5 mln lekë. Burim, kredi bankare dhe të ardhura nga pagat. Zyra e Regjistrimit të Pronave në Tiranë ka konfirmuar pasurinë e mësipërme e blerë në vitin 2003-2004.

Hetimi është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maj të vitit 2018, që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj. Simoni më parë ka drejtuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Gjyqtari u emërua në këtë në krye të Krimeve të Rënda nga KLD-ja që në maji të 2004.

Dy muaj më parë, në tetor të 2019, Sandër Simoni kryesoi trupin gjykues tek Krimet e Rënda, i cili dënoi gjyqtarin e Fierit Roland Hysi, me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion. Ndërkaq, në gusht të vitit 2019, Simoni mbylli në burg Gentian Dodën, i ekstraduar nga Anglia dhe i akuzuar për korruptimin me 30 mijë euro të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri.

Simoni ka marrë pjesë edhe në procesin e ndëshkimit të një grupi të akuzuar nga Prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra, një organizatë e klasifikuar si terroriste nga ana e OKB-së. Sa i takon pasurisë, Simoni deklaron vetëm pagën e tij si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë Departamentit të Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si dhe nga aktiviteti si notere publike.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.