Hoqën dorë nga luksi për të jetuar të pavarur, mbyllet shtëpia e Princit Harry dhe Meghan Markle

Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry e Meghan Markle, u larguan nga familja mbretërore për të jetuar si të pavarur financiarisht në Kanada.

Bashkëshortja e Princit Harry ka disa ditë që ka udhëtuar drejt këtij vendi, aty ku po kujdeset për të birin, Archie. Nga ana tjetër, Princ Harry ndodhet ende në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë mediate huaja shkruajnë se pas vendimit të çiftit mbretëror, shtëpie a tyre Frogmore Cottage, është në process mbylljeje. Bëhet e ditur se stafi është transferuar në detyra të tjera brenda pallatit mbretëror.

Frogmore Cottage ishte dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe Meghanin dhe ofronte një çerdhe për foshnjën dhe dhjetë dhoma gjumi.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.