Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Gol me kokë? Nuk lejohet! Vendimi i çuditshëm i Federatës Skoceze të Futbollit

Gol me kokë? Jo, nuk lejohet. Ky është vendimi i federatës së futbollit skocez  për futbollistët e rinj nën 12 vjeç. Arsyeja nuk ka të bëjë me një ndryshim të rregullave të lojës, por një studim të universitetit të Glasgow që ka evidentuar një rrezik më të madh ndaj sëmundjeve degjenerative të sistemit nervor të futbollistëve profesionistë.

Një nga faktorët kryesorë të këtij rreziku janë pikërisht goditjet me kokë, veçanërisht ato që jepen gjatë viteve të para të aktivitetit, kur fëmijët nuk e kanë ende të qartë mënyrën e goditjes dhe përllogaritjen e rrezikut.

Normalisht, nga momenti që për ndeshjet ku luajnë të vegjlit kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor të lojës, vendimi ka gjeneruar shumë pyetje nga trajnerët, por edhe nga prindërit.  "Studimi thotë se limiti për këtë vendim mund të vihet në moshën 12-vjeçare. Kjo nënkupton se një fëmijë 13-vjeçar e ka të qartë si të godasë topin. Si të dimë që kjo është vërtetë? Do të duhen studime më të thelluara për këtë", thotë Peter Mçabe, presidenti federatës skoceze.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore