Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

FOTO/ Pamje horror, derrat e uritur hanë njëri-tjetrin të gjallë

Pamje të frikshme janë publikuar nga aktivistët e "Meat The Victims" ku në një fermë derrat e uritur kishin filluar që të hanin njëri tjetrin të gjallë.

Hetimi i fshehtë u drejtua nga e Tuesday Goti, një aktiviste me kohë të plotë që e etiketoi përvojën si "absolutisht shqetësuese".

Ajo i tha Metro-s: "Një prej derrave kishte një vrimë në të dy anët e saj dhe ishte e kanibalizuar. Ata po e hanin teksa ishte gjallë dhe nuk kishte as forcë të bërtas.

E zhgënjyer nga ato që panë, Goti ndezi një protestë jashtë fermës së derrave "në shkallë të gjerë" dhe tha që asaj iu bashkuan aktivistë nga e gjithë bota, Kanadaja, Zelanda e Re, Spanja dhe Gjermania.

Red Tractor tha se është kryer një inspektim i pa paralajmëruar në fermë brenda gjashtë muajve të fundit, por nuk është dëshmuar asnjë nga kushtet e shikuara në video dhe foto.

Një zëdhënës shtoi: "Ne ishim të tronditur nga imazhet që pamë ? mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve është një nga prioritetet tona kryesore dhe ne bëjmë çdo shkelje të standardeve tona shumë seriozisht."

[gallery ids="964527,964529,964523,964524,964525,964526,964528,964530,964531"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore