Festa e egër me 22 modelet seksi, Guardiola reagon pas harbimit të lojtarëve (FOTO)

Festa e çmendur e lojtarëve të Mançester Sitit menjëherë pas fitores së thellë 6-1 ndaj Aston Vilës, ka zënë faqet e para të tabloidëve britanikë. Ndaj trajneri spanjoll i bluve të Mançesterit nuk kishte si t’i shmangej argumentit në konferencën e radhës për shtyp përpara takimit kundër Kristal Palasit.

“E admiroj shumë Roi Hodgsonin, është e pabesueshme sesi ka ende dëshirë në moshën 72-vjeçare. Ka bërë një punë të madhe te Palasi. Festa e lojtarëve pas ndeshjes me Aston Vilën? Dija çdo gjë. Kur lojtarët kanë kohë, dalin bashkë ose hanë një darkë me stafin. Më pëlqen që rrinë grup edhe jashtë fushës”, ka deklaruar Guardiola.

Futbollistët e Manchester City fluturuan me 22 modele Instagrami, në një hotel luksoz në Cheshire (Angli).

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.