Audiopërgjimi/ U ‘tall’ me presidentin, dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës dha dorëheqjen pas publikimit të një audio-regjistrimi gjatë të cilin ai dëgjohet duke bërë komente denigruese ndaj presidentit, lidhur me atë se sa e kupton zoti Zelenskiy ekonominë.

Në një postim në facebook Oleksiy Honcharuk shkruante se ai mori detyrën e kryeministrit për të përmbushur programin e presidentit, duke e quajtur atë “model të sinqeritetit dhe moralit”. Duke iu referuar përgjimit të publikuar Honcharuk tha se “për të hequr çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tonë tek presidenti, paraqita një letër dorëheqje dhe presidenti do ta paraqesë atë në parlament”.

Volodymyr Zelenskiy pritet të rishikojë letrën e dorëheqjes e më pas do të shpallë vendimin thuhej në një deklaratë të zyrës së presidentit, të publikuar nga agjencia e lajmeve ukrainase, UNIAN.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.