Arrestohet myftiu terrorist, është aq i rëndë sa policia e merr me kamionçinë (FOTO)

Një myfti obez është arrestuar në Irak, por ishte aq i shëndoshë sa policia nuk e fuste dot në makinë për ta shoqëruar në komisariat, por e mori me kamionçinë.

Udhëheqësi fetar Shifa al-Nima ishte kreu i një grupi terrorist me lidhje me ISIS që ka vrarë klerikë në Irak dhe ka shkarërruar një varr antik në Mosul.

Nuk dihet ende se si ky person që peshon rreth 250 kg është zhvendosur nga banesa ku fshihej.

“Jabba the Jihadi”, predikues i urrejtjes dhe nxites i fanatikëve të ISIS u arrestua nga policia e Irakut pasi lëshoi një fatëa (thirrje) që justifikon varsjet dhe përdhunimet.

Sipas policisë thirrja e tij ishte përgjëgjëse për disa vrasje të klerikëve dhe vendosjen e bombave në xhami.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.