Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Me flokë të çrregullt dhe rroba banje, fotot e papublikuara më parë të Marilyn Monroe (FOTO)

Marilyn Monroe! Të gjithë kanë dëgjuar për të dhe shumica e dinë historinë e saj. Ajo ishte një aktore, këngëtare dhe modele amerikane.

Ajo u bë e famshme dhe u kthye në seks simbol në vitet '50 dhe '60, duke frymëzuar shumë gra të ndiqnin ëndrrat e tyre. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë në moshë shumë të re, 36 vjeçe.

Por sa ishte në jetë, ajo arriti që të bënte shumë gjëra dhe të linte pas shumë kujtime nga vetja. Marilyn është fotografuar nga shumë fotografë, përfshirë edhe Sam Shaw, i cili konsiderohet si një nga më të famshmit nga xhirimet e saj.

Shaw ishte gjithashtu një mik i dashur i Marilyn, i cili fotografoi jetën e saj private dhe momentet e saj më të rrezikshme, shkruan "Bored Panda".

Fotot janë realizuar nga Sam Shaw në korrik të vitit 1957 në Nju Jork. Ajo shfaqet e veshur me një kostum të bardhë banje, ndërsa flokët e saj bionde ishin të çrregullt nga era. Bukuria e saj natyrore shkëlqen në këto fotografi dhe ajo duket e lumtur.

[gallery ids="963470,963456,963457,963458,963459,963460,963461,963455,963462,963463,963464,963466,963467,963468,963469"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore