Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Ëndrrat e “arratisura” nëpër vargje

Theodhori Proko

Është tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të njohësh një njeri, pa njohur më parë forcën e fjalës së tij, forcën e mendimit dhe gjykimit. Nëse nuk do më kishin rënë në dorë dy vëllimet me poezi ?Ëndrrat e arratisura? dhe ?Më vish me flakë?, nuk do tëkisha patur mundësinë të njihja dhe të flisja për autoren e tyre, poeten e re vlonjate, Ida Vaja. Tani qëi mbarova së lexuari, mund t?i krahasoj lirisht, pa patur frikë se mos e lëvdojë para kohe, me dy ?pentagrame? këngësh, ku dëgjohet një zëi butë, lirik, melodioz, iëmbël dhe kumbues,që buron nga një shpirt i ndjeshëm poetik e të ? ndjellë? ta ndjekësh pas me kënaqësi.Një zemër e brishtë, të fton të hysh në brendësi të mureve të saj e të zhbirosh mendimet, shqetësimet, brengat, gëzimet, dëshirat, ëndërrimet, gjithçka që fshihet nën sipërfaqen e detit të trazuar të ndjenjave. Mjafton të lexosh poezinë e parë të vëllimit ?Ëndrrat e arratisura? dhe të bindesh, se, për të nxjerrë nga thellësitë e shpirtit këngët që ngjizen në shtratin e ndjenjave, poetja ka zgjedhur një formë interesante komunikimi. Ajo i drejtohet vetes, duke dashur të mos lëndojë askënd mes mundimeve e përpjekjeve për të ndryshuar nësensin pozitiv botën që e rrethon, njerëzit mes të cilëve jeton dhe punon. Si tingujt e një arie të bukur, shpresëdhënëse, tingëllojnë për lexuesin vargjet e fundit të kësaj poezie: Vetja ime, ruaje letrën/ Të ndryshojmë nga pak të dyja/ Ta dëgjojmë njera-tjetrën/ Unë si fija e ti si nyja. Një dialog i brendshëm që përcjell një mesazh të qartë, ashtu siç ndodh dhe në disa poezi të tjera të vëllimit, si: ?Zemër gënjeshtare? apo ?Mos dhunoni femrat?.

Mënyrat se si autorja qëmton dhe zgjedh fabulat e poezive të saj, tregon para së gjithash se është një vrojtuese e mprehtë e jetës, e realitetit, e botës që e rrethon. Dhe gjithçka e shpreh nëpër vargje, duke folë me veten dhe me të tjerët, me një sinqeritet gati fëminor, spontan, të çlirët e rinor, që e bënë më të besueshme fjalën e saj. Sipas meje, kjo ndodh, sepse e gjithë poezia e Idës, nuk është e stisur, e sforcuar, por e natyrshme, është një rrëfim shpirtëror. Mendimet e saj, mesazhet që përcjell, shprehen në vargje nën ?veshjen? e një gjuhe të thjeshtë, të pastër e të kuptueshme për të gjitha kategoritë e lexuesve e kjo tregon se kemi të bëjmë me një krijuese, qëështë e aftë të thotë mendime të thella me fjalë të thjeshta. Ndryshe nga disa krijues të rinj, që në kohën e sotme kanë vërshuar në rrugën e poezisë, duke pasur mendimin që shkon deri në mani, për t?i zbukuruar vargjet me një ?kozmetikë? të tepruar, që më shumëi shëmton e i bënëhermetik në sytë e lexuesve, Ida, ndihet mirë në modestinë e saj. Bukuria qëndron te thjeshtësia, - thotë populli ynë dhe kjo nuk është një fjalë moralizuese, por një e vërtetë reale.

Megjithëse është në hapat e parë të krijimtarisë, poezitë e Idës, tregojnë se është një njohëse e mirë e vargut, veçanërisht e vargut klasik, me metrikë dhe rimë, ku vështirësia për të gjetur fjalën e duhur, e mandej për ta vendosur në vendin e duhur, në funksion të shprehjes së mendimit, duke ruajtur njëkohësisht muzikalitetin e vargut, kërkon një përvojë të gjatë krijuese. Bash për këtë, mendoj se ajo ka një formim letrar të admirueshëm dhe premtues për të ardhmen.

Ëndrrat poetike të Ida Vajës, sapo kanë nisur ?arratinë? nëpër vargje. Të tjera janë duke lindur e duke u ?pjekur? në laboratorin krijues. S?ka më bukur. Një jetë pa ëndrra, është si një kopësht pa lule. Të qoftë pena e mbarë, Ida!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore