Brenda “parajsës së pedofilëve”/ Skandali, britanikët e etur për seks blejnë fëmijë nga vendet e varfra (FOTO)

Mediat britanike kanë hedhur dritë mbi një rast të madh abuzimi që bëhet me fëmijët e varfër në Gambia. Sipas “The Sun”, këta fëmijë u shiten pedofilëve britanikë për pak paund dhe më pas abuzohen nga këta të fundit.

Duke shfrytëzuar legjislacionin e dobët në këtë shtet afrikan si dhe varfërinë e njerëzve, ata “rrëmbejnë” fëmijët e gjorë.

Disa nga prindërit e dinë që fëmijët abuzohen, por pranojnë t’i shesin, pasi janë të dëshpëruar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Por, ajo ç’ka është më tronditëse është fakti se këta fëmijë shiten për më pak se dy paund. Sipas “The Sun” prindërit në shumë raste gënjehen nga pedofilët, të cilët u premtojnë se do t’u sigurojnë një jetë të mirë në Britaninë e Madhe.

Por, në fakt të miturit përfundojnë të abuzuar dhe të dhunuar seksualisht dhe jo vetëm.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.