Vrasjet e bujshme në Lushnje dhe atentati ndaj Fatos Tushes, shkarkime në Polici

Vrasjet e kohëve të fundit në Lushnje dhe moszbardhja e autorëve, por mbi të gjitha edhe mosarrestimi ende i personit që hodhi granatën në zyrën e Fatos Tushes ka bërë që të shkarkohen shefat e Policisë.

Janë zëvendësuar tre shefat e policisë së komisariatit të Lushnjes. Në vend të shefit të komisariatit Elton Papa është emëruar Ardian Matani, shefi i krimeve Ervin Myzeqari është zëvendësuar me Klodian Jasharin, shefi i rendit Kastriot Stafhasani është zëvendësuar nga Julian Çela.

Këto ndryshime vine pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes ku deri tani nuk është zbardhur asnjë ngjarje

 

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.