Veganizmi part-time/ Sa më pak hëngra produkte shtazore, aq më pak më ra ndërmend për to!

Është 2020. E dimë të gjithë se bota po shkrin dhe se duhet të bëjmë ç`është e mundur për të mbrojtur mjedisin. Unë që tani kam nisur të shkoj ngado, përpiqem të rris perimet e mia, të ha ushqime të stinës, të blej prodhime të zonës, të kem “zero” mbeturina ushqimore, po ta kem dhe një koshere bletësh; të marr me vete çantën time të pazarit, të refuzoj gotat plastike; megjithatë, për disa arsye, nuk kalova dot kurrë në një dietë e cila të mbështetej krejtësisht tek bimët.

E di se është gjëja më e lehtë që mund të bësh për të mos I shtuar  “stresin” botës nga një këndvështrim bujqësor dhe etik – me një efekt anësor të dukshëm të reduktimit të përgjithshëm të emetimeve të karbonit.

Por është e vështirë. Është e vështirë për mua, sepse unë bukën e nxjerr duke shkruar mbi ushqimin. Unë shkruaj për restorante dhe bare dhe përveç nevojës së dukshme për të ngrënë gjalpë, djathë, mish dhe gjëra të tjera jo me bazë bimore, mund të them gjatë këtij rishikimi, se edhe alkooli nuk është krejtësisht me bazë bimore.

E dini arsyen pse Campari juaj është i kuq? Nga brumbulli. Ajo verë që po pi? Është vjetëruar e filtruar me lëvozhgat e vezëve dhe produktet e peshkut. Dhe ndonëse disa njerëz munden, një kritik ushqimesh nuk mund të “mbijetojë” vetëm me vodka dhe verë të pafiltruar. Por ky nuk duhet të jetë justifikim. Janë 21 vakte brenda një jave dhe për mua, vetëm tre janë të rishikuara.

Unë e di edhe çfarë ka në frigoriferin tim (gjalpë, vezë, lëng mishi, kos) dhe duhet të jem realiste se sa drastikisht mund ta ndryshoj dietën time. Kështu që para tre muajve, vendosa që për tre ditë në javë, nëntë vakte do të isha vegane.

Mendova se vetëm për faktin që nuk pi qumësht e nuk ha mish në cdo vakt, isha në rregull. Por gabohesha. Unë jam ajo “budallaqja” që I bën gati vaktet që në fundjavë, kështu që ushqimin për të paktën pesë ditë të javës ta kem gati në frigorifer. Nuk e kisha idenë sesa shumë mbështetesha tek vezët në mëngjes,  sa gjalpë konsumoja dhe sa të rëndësishme ishin për mua ushqimet e përgatitura me lëng mishi; kjo, derisa e  ndalova gatimin e tyre. Dhe që kur e pashë veten si gjysëm vegjetariane, vendosa disa rregulla:

Asnjë ushqim i përpunuar, që do të thotë “ jo djathërave të rremë, jo mishit të rremë, jo ushqimeve të prodhuara në fabrika që kërkojnë shumë energji për të marrë formën me të cilën ne I njohim. Ushqimi I vetëm i përpunuar që i lejova vetes ishte tofu.

Jo drithërave me origjinë “ jo etike”, e këtu po flas për ‘quinoa-n’. Kur pati një ‘boom’ të saj, prodhimi e shkatërroi Bolivinë.

Jo qumështit “alternativ”; kam ca probleme me industritë që marrin një produkt I cili kërkon tonelata të tëra uji për produktin final, nxjerrin “qumësht” prej tij e në fund, krijojnë mbetje të mëdha ushqimore. ‘Boom-i’ i kësaj kategorie është gjithashtu një vrasës I bletëve, dhe e dimë që pa bletë, nuk ka jetë.

Jo produkteve jashtë sezonit: përveçse janë më të shëndetshme, është edhe më mirë për mjedisin.

Si për çudi, ndërsa nisa të heq nga dieta ime produktet shtazore, zbulova se kisha gjithmonë e më pak nevojë për to. Plani im i tre ditëve “vegjetariane” ngadalë shkoi në katër, pesë, deri sa e pashë veten të haja si person “normal” vetëm kur dilja me shoqërinë apo në punë. Edhe niveli im I energjisë nuk ra.

Sa për eksperimentin në vetvete, tani është kthyer në stil jetese, e po ju them, se nuk ka asgjë të pashëndetshme apo “shkatërruese” me vaktet e mbështetura tek ushqimet integrale e ato me bazë bimore. Siç thoshte dhe shkrimtari Michael Pollan: “ Hani ushqim. Por jo shumë. Kryesisht bimë”. Dhe qoftë nëse ai fliste për të mirën e planetit apo atë të vetë trupit tuaj, kishte të drejtë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.