Top Story/ Instituti i gjuhësisë pa godinë, sot studiojnë në kushte tepër të vështira 

Mungesa e ambienteve në institutin e gjuhësisë. Momentalisht ata punojnë nga 3 veta në një zyrë. Dhe me masat me libra mbi tavolina. Në këtu kushte nuk bëhet dot shkencë. Por çfarë ka ndodhur me godinën e tyre? Le të kthehemi disa vite pas!

Kjo godinë që ndodhet ngjitur me Qendrën e Studimeve Albanologjike, dikur ka qenë palestra sportive e Universitetet të Tiranës. Në vitin 2009,  Kryeministri Berisha me vendimin Nr.793, datë 22.7.2009 ia kaloi këtë palestër Institutit të Gjuhësisë dhe atij të Historisë. Aty u bënë investime dhe nga një sallë e kalbur u kthe në një godinë me zyra dhe ambiente pune.

Në vitin 2013 në pushtet vjen Edi Rama. Në dukje Rama shfaqej dashamirës me gjuhën shqipe. Sapo erdhi në pushtet bëri thirrje administratës për të mos lejuar më asnjë dokument zyrtar me gabime drejtshkrimore. Por me të marrë pushtetin ai lajmëron me urgjencë institutin e gjuhësisë dhe atë të historisë që të lirojnë godinën sepse do ta bënte Ministri Integrimi. Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 508, dt 30.7.2014  ai ia merrte këtë godinë qendrës Albanalogjike dhe ia kalonte ministrisë së Integrimit. Kjo gjë u bë fakt i kryer.

Rama preu shiritin e inaugurimit të kësaj godine. Madje edhe rikonstruksionin e saj ai ia njohu si meritë vetes. Kryeministri nuk e gjeti godinën kazan plehrash por të rikonstruktuar. Aty ishte Instituti i Gjuhësisë dhe ai i Historisë.

Neni 59 i kushtetutës është shkelur me të dyja këmbët. Shteti nuk e mbrojti gjuhën amtare. Nga ana tjetër asnjë parti nuk merr përsipër të miratojë ligjin për mbrojtjen e gjuhës. A thua vallë sikur është një dorë e huaj që i pengon?!

Ata që supozohet të bëjnë shkencë dhe ta çojnë përpara gjuhën shqipe, sot janë kthyer shitës librash. Është e habitshme se si Rama dhe ministrat e tij gjejnë 20 milion euro për 1 kilometër rrugë, por nuk gjejnë dot para për fjalorin e ri të gjuhës shqipe. Nuk miratojnë ligjin për mbrojtjen e gjuhës dhe nuk i japin zyra akademikëve. Sot Ministria e Integrimit nuk është më në atë godinë. Ajo rri bosh. Dhe studiuesit e gjuhës vazhdojnë të punojnë nga 3 veta në një zyrë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.